Nga data 25 Korrik 2009 Kosova ka edhe njė kampion bote nė kikboksin profesionist, fjala ėshtė pėr Tahir Menxhiqi i cili e fitoj gjerdanin e artė (titullin WKA tė botės) nė kategorinė 70 kg, nė Prishtinė.
Tahir Menxhiqi, 25 vjeqar, pasi qė u bė kampion bote kėrkon sfida akoma mė tė mėdha.
Menxhiqi ėshtė ftuar pėr njė superfight nė Koren jugore ku do luftojė pėr herė tė parė njė nėnshtetas kosovarė dhe do ti mbron ngjyrat e shtetit tė ri tė themeluar me 18 Shkurt 2008, pra kėtu do tė paraqitet kosova si shtet. Kėtė e kanė konfirmuar edhe organizatorėt e K-1.
Gjithashtu ėshtė risi, se njė shqiptarė lufton nė njė K-1 Event nė peshat e mesme. Ndryshe, K-1 World Grand Prix ėshtė turneu i gjigandėve tė kategorisė sė rėndė ku kanė luftuar njė kohė tė gjatė Azem Maksutaj e Xhavit Bajrami dhe po lufton tani Kreshnik Rrustemi.
Tahir Menxhiqi nė kėtė super duel qė do tė zhvillohet me datė 26 Shtatorė nė Seoul tė Koresė jugore, do tė ndeshet me vėndasin Chi Bin Lim i cili ka provojė nė kėtė turne dhe e mbanė rekordin: 11 fitore (7 KO), 6 humbje.
Nėse Menxhiqi do tė fiton kėtė superduel, atėherė i hapėn dyert pėr duele tjera ne ndonjė mbrėmje tė K-1 Max ku garojnė mė tė mirėt e botės nė peshat e mesme.
24.09.2009